Në fshatin Dubravë të komunës së Kaçanikut policia ka marrë informatë se nga një veturë në lëvizje ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës së zjarrit.
Njësitë policor në teren kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte i shoqëruar me pasagjerin mashkull kosovar.
Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë.
Dy te dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Hodhën armën nga vetura, arrestohen
-
Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar
-
Të shtëna me armë pas një mosmarrëveshjeje në Suharekë, tre të arrestuar
-
Arrestohet i dyshuari që nën ndikim të alkoolit shtiu me armë nga vetura
-
Dy të arrestuar brenda ditës për përdorim të armës në ahengje në Kaçanik e Deçan