Policia e Kosovës ka raportuar për dy sulme seksuale në raportin e saj 24-orësh.
Një sulm ka ndodhur dje rreth orës 18:30, ku një grua është sulmuar seksualisht. Ajo është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 13:30 në Prizren.
Policia ka raportuar se në Prizren ishte ndaluar një veturë ku në të gjendej një burrë dhe një e mitur, që dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.