Kronikë e zezë

Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë
 

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në Magjistralen Gjilan-Prishtinë, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura ku edhe janë lënduar katër persona. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.