Kronikë

Në burg të Dubravës tentohet të futet një qese e mbushur me drogë

Qendra Korrektuese ka njoftuar e në Dubravë është gjetur një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike.

Sipas njoftimit, pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.

“Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisje të organizuar nga Departamenti i Sigurimit në Zonën Industriale (sektori i Agrikulturës ) në pjesën perëndimore afër murit, përafërsisht 10 metra në brendësi të Zonës është gjetur një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike. Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja thotë se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futet brenda zonës së banuar.