Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Shiriti i policise

Pesë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur të martën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, njoftoi Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve pak pas orës 18:00.

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”, është njoftuar nga Policia.