Është dorëzuar në Polici në Ferizaj sot rreth orës 17:30, B.SH., i cili dyshohet se e ka goditur për vdekje një person në një parking të një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt, më 21 shkurt.
B.SH. ishte konfrontuar me një 50-vjeçar për motive të panjohura dhe e kishte goditur atë me grusht. 50-vjeçari kishte rënë me kokë në tokë dhe ishte dërguar në ambulancë nga B.SH., i cili më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
50-vjeçari kishte vdekur në QKUK në Prishtinë rreth orës 00:45 më 22 shkurt, si pasojë e lëndimeve të marra.
B.SH. ishte në kërkim, ndërsa ai është dorëzuar të martën në prezencë të avokatit mbrojtës. Është marrë në pyetje dhe me urdhër të Prokurorit i është dërguar masa e ndalimit prej 48 orëve.