Rreth 7 kilogramë substanca narkotike janë konfiskuar në pikëkalimin kufitar në Vermicë.
Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës, kjo sasi e narkotikëve është kapur në një veturë gjatë kontrollit nga zyrtarët doganorë, derisa ajo ishte duke hyrë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 28.02.2021, rreth orës 16:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, dy persona të dyshuar m/k, me automjetin e tipit Renault clio ngjyrë e kuqe ( targat e njohura për Policinë), kanë ardhur për të hyrë në RKS. Pas dyshimeve të ngritura zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njesiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës dhe Policia”, thuhet në njoftim.
Nga Dogana njoftohet se dy të dyshuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë, derisa veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente të drejtësisë.
“Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjella me qese najloni,(sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogram). Njësiti i antidrogës së Policisë së Kosovës në Prizren është informuar për tu marr me procedurat e mëtejmë lidhur me rastin, përfshirë matjet e sakta-peshën dhe detaje tjera”, thuhet në njoftim.