Kronikë

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Descriptive Text

Foto ilustrim

Katër të raste të dhunë në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Përmes raportit të Policisë njoftohet se në Ratkoc të Rahovecit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pasi që i dyshuari kishte edhe fletë arrest për vepre penale ‘vjedhje’ është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Ndërkaq në Suharekë, viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me konsultim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

E në fshatin Dvorisht një grua ka raportuar se ndaj saj është ushtruar dhunë psikike nga i dyshuar mashkull. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Vushtrri, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës, vajzës i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi ndërsa i dyshuari nuk është kapur ende. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdo të hetohet.