Kronikë

“Test i falsifikuar i COVID-19”, punëtorja e IKSHP-së raporton rastin në Polici

Një punëtore e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe e laboratorit “Olive” ka raportuar në Polici të martën se ka hasur në një test për të cilin dyshonte se ishte falsifikuar.

Siç theksohet në raportin 24-orësh të Policisë, një grua kishte prezantuar testin e dyshimtë, ndërsa punëtorja ishte ankuar nën dyshimin se ka pasur ndërhyrje dhe është falsifikuar.

Policia ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.