Prokuroria thotë se djali i Rashiqit pësoi lëndime të rënda trupore

Prokuroria thotë se djali i Rashiqit pësoi lëndime të rënda trupore
Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur për rastin e rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq.
Sipas Prokurorisë, si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.
Policia arreston 8 të dyshuar për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit
Djali kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiqit është rrahur sot nga tetë persona në afërsi të shkollës në Llapnasellë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona, në mesin e tyre edhe një i mitur.
Siç është bërë e ditur për KOHËN nga Policia, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç ‘rast ka kërkuar edhe ndihmën e mjekut.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Vidhen para në kishat e Kllokotit dhe Parteshit

Rrahje në një kafene në Kaçanik, lëndohen pesë persona

Policia arreston një person të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Kosovari pozitiv me koronavirus kapet nga policia në një lokal në Mitrovicë

Bie nga lartësia një punëtor në Vushtrri, dërgohet për trajtim në QKUK

Plagoset një i mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjendet i vdekur një person në Graqanicë, në vendin e ngjarjes kishte disa armë

Zhduket një vajzë në Prizren

Dy persona hyjnë në një banesë, mbështetin pronarin për muri dhe i vjedhin para e dokumente personale

Treni godet një veturë në Prishtinë

Plagoset një person në Kaçanik pas përleshjes me një tjetër
