Kronikë

Rrahje në parkingun e një pompe në Ferizaj, vdes një person nga lëndimet

Foto: Ilustrim

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur të dielën, rreth orëës 15:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt, me ç’rast njëri prej tyre ka vdekur në orët e para të së hënës, si pasojë e lëndimeve, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, rrahja ka ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (50-vjeçar), i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njëjti, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK, Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Policia.

Sipas Policisë, hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është i njohur për Policinë.