Kronikë e zezë

Arrestohen një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë në Morinë

Arrestohen një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë në Morinë
Foto: Ilustrim
 

Një shtetas i Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Morinë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit "Girsan" dhe 17 fishekë.

Sipas Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.