Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për fajde, u sekuestrohen mbi 10 mijë euro

Tre persona janë arrestuar, me dyshime për fajde. Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimet janë bërë në Prishtinë e Ferizaj dje.

Të dyshuarve u janë sekuestruar mbi 10 mijë euro.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme me kamatë (fajde) kanë kontraktuar shuma të ndryshme të parave. Në bazë të urdhëresës së gjykatës janë kontrolluar shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve, ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar 10.270 euro dhe katër telefona celularë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.