Kronikë

Rrihen për një vendparkim në një fshat në Gllogoc

Foto: Ilustrim

Në fshatin Çikatovë e Re në Gllogoc, është arrestuar një person pasi për shkak të një mosmarrëveshje rreth një vendparkimi, ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF të Gllogocit e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.