Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur Policia për Kohën ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, duke shtuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rasti”, thuhet në njoftim.