Kronikë

Një muaj arrest shtëpiak pasi e goditi këmbësorin për vdekje me veturë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj për shtetasin kosovar S.R. pasi ky i fundit duke mospërshtatur shpejtësinë kishte goditur me veturë këmbësorin N.P., duke shkaktuar vdekjen e tij.

Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte kërkuar paraburgim njëmujor për të pandehurin, por Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën duke caktuar masën e arrestit shtëpiak.

I pandehuri më 24 janar të vitit 2021, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, nga pakujdesia dhe duke mos respektuar rregullat e komunikacionit, kishte goditur të N.P. me veturë. Ky i fundit më pas ishte përplasur në rrugë dhe nga plagët e marra kishte vdekur në vendin e ngjarjes.