Kronikë

SHKK lejon vikendet për të burgosurit, pas kthimit nga jashtë do të karantinohen shtatë ditë

Nga e hëna, të dënuarve në burgjet e Kosovës do t’u lejohen vikendet.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se si masë lehtësuese nga COVID-19, do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit që plotësojnë kushtet.

Tutje sqaron se, në pushim jashtë institucionit do të lejohet numër i kufizuar i të dënuarve, ndërsa pas kthimit të pushimit, të burgosurit do t’i nënshtrohen fazës së karantinimit për 7 ditë.