Kronikë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për grabitje të armatosur

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës grabitje e armatosur. Siç njofton policia, M.K 21-vjeçar dhe K.M. 20, dyshohet se kanë kryer një vjedhje më datën 20 janar në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, ku nën kërcënim të armës, kanë grabitur një vlerë të caktuar parash nga një barnatore.

Ata janë ndaluar të shtunën në një veturë nga policia me të cilën po qarkullonin në rrugën “Rrustem Statovci në kryeqytet.

Policia ka kontrolluar veturën e tyre me ç’rast kanë gjetur një revole, dy kapele maskë, një palë dorëza dhe gjësende të tjera.

Tutje, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje edhe në tri lokacione të tjera, dy në regjionin e Mitrovicës dhe një në Prishtinë, ku kanë gjetur një sasi substance narkotike, një thikë, dy maska, dy shufra metalike dhe disa rroba që dyshohet se janë përdorur në rastet.

{gallery}

“Ndaj të dyshuarve për të cilët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejmë të rastit”, thuhet në konfirmimin policor.