Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim personit që e kishte goditur me shishe të birrës motrën e tij

Një muaj paraburgim personit që e kishte goditur me shishe të birrës motrën e tij
Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit personit që goditi me mjet të fortë një person tjetër.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20.01.2021 në Ferizaj, pas një konflikti verbal me të dëmtuarin V.N, e godet me një mjet të fortë shishe të birrës, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimit e lëndimit të rëndë trupor, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore dhe për të cilat lëndime i dëmtuari është detyruar të kërkoj ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.