Gjykata Themelore në Gjilani ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të pandehurit i cili kishte goditur me veturë një grua, fëmijën e saj dhe një person tjetër.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, i pandehuri duke mos iu përshtatur rregullave të komunikacionit, në vendkalimin e shenjëzuar për këmbësorë ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M.S, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L.S., dhe A.Sh., të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.