Kronikë e zezë

Arrestohet në Kamenicë “inspektori i rrejshëm”

Arrestohet në Kamenicë “inspektori i rrejshëm”
 

Një person është arrestuar në fshatin Rrogoqicë të Kamenicës nën dyshimin se ishte prezantuar rrejshëm si inspektor i nivelit qendror.

Ai kishte shkuar te një biznes duke i kërkuar pronares 400 euro nën pretekstin për t’ia rregulluar dokumentacionin, duke e kërcënuar se në të kundërtën do t’i shqiptojë gjobë 11 mijë euro.