Një grua ka raportuar të enjten në mbrëmje se është dhunuar nga dy burra në një hotel në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Megjithatë, sipas njoftimit, mjeku ka thënë se viktima s’ka shenja të dhunimit.
Rasti është cilësuar “dhunim”, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ka njoftuar Policia.
DHUNIM
Prizren 21.01.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.