Kronikë

Disa raste dhune në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Podujevë pasi dyshohet se ka shantazhuar, kërcënuar dhe shqetësuar ish-bashkëshortin e saj. Rastin në polici e ka raportuar ish-bashkëshorti gjatë së enjtes ndërsa e dyshuara pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë ku policia njofton se është arrestuar një person në dyshimet se ka rrahur vëllain e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është liruar. Gjithashtu, është raportuar se një grua të enjten ka raportuar në polici ish-bashkëshortin e tij nën arsyetimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti është nën hetime.

Të enjten rreth orës 08:00 është arrestuar një person pasi ka sulmuar motrën e tij në Fushë Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në Mitrovicë të Jugut policia ka arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht babain e tij. Nuk është raportuar për të lënduar.