Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar për disa vjedhje në komunën e Kaçanikut.
Sipas njoftimit, idhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithësejt 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në disa lokacione ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera tjera si veshje të ndryshme,këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur.
“Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet. Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.