Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak të dyshuarve për falsifikim të parave

Arrest shtëpiak të dyshuarve për falsifikim të parave
 

Arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji u është caktuar si masë të pandehurve A.L. dhe Sh.B. që të dielën ishin arrestuar nën dyshimin se po transportonin drejt Kosovës nga Maqedonia e Veriut para false.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit e ka refuzuar si të pabazuar.