Kronikë e zezë

Apeli anulon dënimin me burgim të përjetshëm të akuzuarit për vrasje, e dënon me 30 vjet burgim

Apeli anulon dënimin me burgim të përjetshëm të akuzuarit për vrasje, e dënon me 30 vjet burgim
 

Gjykata e Apelit e Kosovës, ia ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm T.L., që i ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për vrasje të rëndë.

T.L. është dënuar për vrasje të rëndë. Ai është shpallur fajtor se në dhjetor të vitit 2019, kishte vrarë dhe më pas e kishte hedhur në një përrockë trupin e pajetë të Sh.B. dhe e kishte djegur me benzinë.