Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi vëllain dhe nënën e tij në Prizren

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që sulmoi vëllain dhe nënën e tij në Prizren
Foto: KOHA
 

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën një mujore të paraburgimit O.L, i cili dyshohet se ka sulmuar vëllain dhe nënën e tij.

Më 14 janar të këtij viti, O.L dyshohet se për çështje të pronës, ka sulmuar vëllain e tij, A.L. me taketuke, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë dhe pjesë tëe trupit. Më pas, O.L. thuhet se ka marrë sëpatën për të sulmuar nënën dhe vëllain, mirëpo të njëjtit kanë arritur të largohen.