Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën një mujore të paraburgimit O.L, i cili dyshohet se ka sulmuar vëllain dhe nënën e tij.
Më 14 janar të këtij viti, O.L dyshohet se për çështje të pronës, ka sulmuar vëllain e tij, A.L. me taketuke, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë dhe pjesë tëe trupit. Më pas, O.L. thuhet se ka marrë sëpatën për të sulmuar nënën dhe vëllain, mirëpo të njëjtit kanë arritur të largohen.
Ai ka kanosur me fjalë duke u thënë se do t’i mbysë. Duke u ndjerë i frikësuar, A.L. ka shkuar në polici dhe ka kaluar natën aty.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar edhe masa të tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret, të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
-
Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi vëllain dhe bashkëshorten e tij
-
Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj ferizajasit që sulmoi nënën
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin në Prizren që sulmoi fizikisht babanë