Kronikë

Tre ditë pas aksidentit, gjendet i vdekur një person në Han të Elezit

Shiriti i policise

Një vozitës i një automjeti të udhëtarëve ka vdekur në një aksident rrugor në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Sipas njoftimit policor, aksidenti ka ndodhur më 15 janar ndërsa të hënën është gjetur viktima 47-vjeçar H.Rr. dhe automjeti i tij.

“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke

lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalë nga rruga

dhe bije në humnerë”, thuhet në njoftimin policor.