Një shqiptari 23-vjeçar i është caktuar në Danimarkë masa e paraburgimit, ai akuzohet për kontrabandim të 19 kilogramëve kokainë nga Holanda, shkruan agjencia daneze e lajmeve “Ritzau”.
Shqiptarit iu caktua masa e paraburgimit gjatë një séance me dyer të mbyllura të premten në Kopenhagë.
Sipas policisë, ai kishte kontrabanduar drogë në Danimarkë nga Holanda. Policia beson se kjo është pjesë e operacionit Goldfinger, në të cilën janë përfshirë një numër njerëzish në kontrabandën dhe rishitjen e nëntë tonë kokainë.
Sa i përket 19 kilogramëve kokainë, Policia nuk beson se 23-vjeçari ka vepruar i vetëm. Prokuroria thotë se një shqiptar tjetër, me shtetësi belege, është po ashtu në paraburgim për të njëjtin krim.
Në të vërtetë ata dy dyshohet se kanë transportuar në tri raunde, total 49 kilogramë kokainë. Në herën e praë, më 31 janar të vitit 2019, kishin transportuar 19 kilogramë dhe vlera e drogës ishte rreth 510 mijë euro. Po ashtu dyshohet se është transportuar drogë edhe më 4 e 5 mars, secila nga 15 kilogramë.