Kronikë

Dyshohet për 1.000 euro të falsifikuara në Prishtinë e Fushë- Kosovë

Njëmijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara janë kapur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se në një bankë janë deponuar 500 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar dhe rasti është nën hetime.

Ndërkaq rasti tjetër është evidentuar në Sllatinë kur punëtori i një pompe të derivateve ka raportuar se është bërë pagesa për furnizim me derivate me një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet se është e falsifikuar. Edhe në këtë rast monedha e dyshuar është falsifikuar dhe rasti ka shkuar nën hetime.