Sot rreth orës 09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Sipas njoftimit, oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.
“Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç`rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale. I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftim.
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
U tentua të futeshin narkotikë në Dubravë përmes furgonit të kuzhinës, nis hetim i brendshëm
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese në Dubravë
-
Kapet drogë në Dubravë