Kronikë

Një punëtor vdes pasi bie nga kati i pestë i një objekti në Gjakovë

Shiriti i policise

Një punëtor ka vdekur sot në Gjakovë, pasi ka rënë nga kati i pestë i një objekti në ndërtim e sipër.

Viktima, sipas Policisë, është 38 vjeç nga Malisheva.

“Më 12.01.2021 rreth orës 16:20, Stacioni policor - Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person, i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati V në rr. ‘Selman Riza’, Gjakovë. Patrulla në vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalë autoambulanca, ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ – Gjakovë, ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

Sipas tij, për rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kane dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar e inspektori i punës.

“Me urdhër te prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftim.