Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Kaçanik, dyshohen për veprën vrasjen në tentativë

Foto: KOHA
 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy 19-vjeçarë nën dyshimet për vrasje në tentativë. Rasti i sulmit ka ndodhur më 12 dhjetor të vitit të kaluar në Kaçanik, ku në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, dy të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe i kanë sulmuar dy të tjerë me thikë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa dy të lënduarit kanë marrë plagë të rënda.