Shtatë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” rreth një orë më parë.
Policia e Kosovës tha për KOHËN se aksidenti ka ndodhur saktësisht në dalje për Suharekë, ndërsa të gjitha njësitet kanë dalë në vendngjarje.
“Rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrëfiksëve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”, tha Bajram Krasniqi nga PK.