Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R.Z., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”.
Prokuroria njofton se ky vendim është marrë bazuar në nenin 136 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.