Kronikë

Një muaj paraburgim për grabitësin në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar 1 muaj paraburgim të pandehurit F.B. i cili akuzohet se ka kryer grabitje.

Sipas komunikatës, F.B., në bashkëpunim me A.B., më 12 dhjetor në Ferizaj kishin sulmuar një punëtor të postës së shpejt, duke ia grabitur një iPhone 11 pro max në vlerë prej 815 eurosh dhe 107 euro para të gatshme.

Gjykata njofton se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, është vlerësuar që i pandehuri të qëndrojë në paraburgim, ku në të kundërtën, do pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.