Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen pesë persona
Foto: KOHA
 

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Çagllavicë të Prishtinës. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thonë se aksidenti ka ndodhur të shtunës rreth orës 19:00 dhe janë përfshirë katër vetura, dy nga to ishin në lëvizje dhe dy të parkuara.

“Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete)”, thuhet në njoftimin policor.