Për vetëm 10 minuta hajnat kanë arritur të kryejnë dy grabitje në institucione financiare në qendër të Prishtinës.
Siç ka njoftuar, Policia njëra grabitje ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”, ndërsa tjetra në kryqëzimin e rrugës “Bill Klinton”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë për KOHËN se rasti i parë ka ndodhur në orën 10:30, ndërsa tjetri është raportuar fiks dhjetë minuta më pas.
Për rastet, policia ka thënë se bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person që dyshohet të ketë qenë i armatosur.
“Policia ka filluar hetimet bashe me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë Borovci.
Hajnat kanë intensifikuar veprat e tyre ditëve të fundit. Një ditë më parë ka mbetur i plagosur një zyrtar i policisë së Kosovës, derisa ishte duke ndaluar një vjedhje tjetër në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veterrnik”.