Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i moshuar vdes si pasojë e zjarrit në një shtëpi në Malishevë

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në rrugën “Ali Podrimja” në Malishevë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 03:30. Sipas njoftimit nga Policia, zjarrfikësit kishin arritur shuarjen e zjarrit dhe kishin larguar një person që kishte mbetur brenda, me emergjencë drejt QKMF-së në Malishevë. Megjithatë sipas mjekut kujdestar, viktima ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaktari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasojë e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.

Policia ka thënë se po merret me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Personi i vdekur, ishte i lindur më 1935.