Kronikë

Në ditët e para të dhjetorit policia shqiptoi 1757 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

Foto: Enis Imeri / Koha

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook tregon se për 10 ditët e para të dhjetorit ka shqiptuar 1757 gjoba për ata që s’kanë respektuar masat kundër koronavirusit.

Policia thotë se po punon për ngritjen e nivelit të masave anti-Covid me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Vetëm në dhjetë ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 1757 gjoba dhe janë dhënë rreth 300 vërejtje e këshilla për respektimin e tyre”, thuhet në njoftimin e PK-së.