Një person ka marrë lëndime të rënda për çka i është dashur ndihma mjekësore pas një përleshje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, të mërkurën mbrëma.
Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se bëhet fjalë për një përleshje mes dy personave e ku janë përdorur dy thika, një boks hekuri, një shufër metalike dhe një mjet i mprehtë shpues.
“Policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit dhe ka identifikuar edhe të dyshuarin; E. H,, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilin e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar Dy mjete të mprehta (thika), një boks metali, një shufër metalike, si dhe një mjet të mprehtë shpues. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti lëndim i rëndë trupor, për t’u proceduar më tutje”, thuhet në raportin e Policisë.