Kronikë

Tenton t’i japë ryshfet 10 euro policisë kufitare në Merdar, arrestohet

Descriptive Text

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare në Merdar, pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet 10 euro policisë kufitare.

Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€ . I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.