Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mbrëmje në një shtëpi në fshatin Ballaban të Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpi janë hasur dhjetë persona, ndërsa ka pasur edhe muzikë.
E sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në shtëpi janë gjetur tri armë zjarri, 4 fishekë të pistoletës me gaz, nëntë fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 18 gëzhoja të fishekëve. Lid
“Lidhur me rastin dy të dyshuar janë sjellë në stacion policor të cilët kanë deklaruar se armët janë të tyre të cilat i kishin përdorë dhe kishin qenë duke e festuar. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë
-
Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia nis hetimet
-
Sekuestrohen dy armë që dyshohet se u përdorën në aheng familjar
-
Policia lajmërohet dy herë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren