Dy vrasje në tentativë kanë ndodhur në Prishtinë të premten.
Në Hajvali, një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është therur me thikë nga një tjetër, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Në fshatin Milloshevë, mbrëmë, katër persona kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë të cilët ishin në marketin e pompës së derivateve.
“Njëri nga ta ka shtënë me armë në drejtim të viktimave dhe ka plagosur të dy”, njofton PK në raportin 24-orësh, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.