Ndalohet një person në aeroport në Prishtinë, i konfiskohet një hark me gjashtë shigjeta
Foto: Ilustrim
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” mbrëmë është ndaluar një person. Zyrtarët doganor kanë zbuluar në valixhen e të dyshuarit hark me gjashtë shigjeta 78 centimetra, të cilat janë konfiskuar.
“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.