Kronikë

Sekuestrohen armë dhe municione në Lipjan, dy persona shoqërohen në Polici

Në kuadër të punës parandaluese Policia e Kosovës bën të ditur se janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, më datë 24.11.2020 rreth orës 00:30, në hyrje të fshatit Shalë të komunës së Lipjanit, policia ka ndaluar veturën Opel Astra me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:

Një (1) armë automatike AK47,

Një (1) revole të tipit Zastava, të kalibrit 9 mm,

Tre (3) copë fishek të kalibrit 7.62 mm,

Një (1) karikator, si dhe

Një (1) pajisje optike për armë.

Të dyshuarit; V. Z, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. K, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.