Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik

Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik
 

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, sulm seksual dhe fizik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 22.11.2020 deri me datën 22.12.2020, transmeton KOHA.