Kronikë

Digjet kulmi i një shtëpie në Vushtrri

Në Komunën e Vushtrrisë raportohet se është djegur kulmi i një shtëpie.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, ku shtëpia është e një kosovari që jeton në Norvegji.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.