Policia e Kosovës ka vazhduar gjobitjen e personave të cilët nuk respektojnë masat anti-Covid.
Siç bëhet e ditur 726 tiketa janë shqiptuar në 24 orët e fundit në bazë të ligjit COVID-19.
Gjatë së hënës 46 aksidente kanë ndodhur në trafik, 13 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. 26 persona janë arrestuar dhe 19 janë dërguar në mbajtje.